Prishtinë, 2 gusht 2026 09:35
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar në kuadër të hetimeve për rastin “krime të luftës” në komunën e Zubin Potokut.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka arrestuar personin me inicialet J.R, njofton Dukagjini.
Sipas autoriteteve, i dyshuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Policia thekson se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore të zhvilluar nga hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, në kuadër të përkushtimit institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës.
“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë