Prishtinë, 31 korrik 2026 19:51
Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se po vazhdojnë punimet ne projektin rrugor livadhet e Istogut-Mokna.
Bazuar në dinamikën aktuale të punimeve, pritet që projekti të përfundojë brenda këtij viti.
Në Fazën II, deri më tani janë asfaltuar rreth 8.2 kilometra, ndërsa kanë mbetur edhe rreth 3.7 kilometra për asfaltim. Në Fazën I, punimet janë realizuar në masën rreth 90%.
Faza I:
Vlera e kontratës: 855,185.02 euro
Gjatësia e rrugës: 7,266 metra
Faza II
Vlera e kontratës: 2,844,411.83 euro
Gjatësia e rrugës: 11,907 metra
Në total, Komuna e Istogut përfiton një projekt rrugor me gjatësi afër 20 kilometrave dhe me vlerë të përgjithshme investimi prej 3,699,596.85 eurosh.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira të qarkullimit për banorët dhe të gjithë shfrytëzuesit e kësaj rruge.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë