Prishtinë 28 korrik 2026 8:18
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës, gjatë të cilit janë kontrolluar katër lokacione dhe janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar për intervistim.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar nga njësitet e Departamentit për Kufi, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas trajtimit të informatave operative dhe një informacioni të pranuar nga Dogana e Kosovës për ndalimin e një automjeti me targa të Serbisë, ku ishte gjetur municion i kalibrit 9 mm i fshehur në një bunker të improvizuar.
Gjatë kontrolleve në katër lokacione të ndryshme, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë armë zjarri, prej të cilave katër armë të shkurta dhe dy të gjata.
Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar 8 mijë e 919 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një shurdhues për armë, 3 mijë e 470 euro para të gatshme, si dhe një automjet që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale.
Gjashtë personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Doganën e Kosovës, do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e veprimtarive kriminale, përfshirë trafikimin e armëve të zjarrit.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit