Prishtinë, 28 korrik 2026 18:03
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar pasi një vinç është shembur afër Rrugës A në Prishtinë.
Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
Ai ka bërë të ditur se dy personat kishin pësuar lëndime trupore dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor, por njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka deklaruar Pllana.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit