Prishtinë, 26 korrik 2026 14:29
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut, ku edhe iu drejtuar policëve të pranishëm se të gjithë zyrtarët zyrtarë duhet ta marrin heroin Enver Zymeri si shembull i sakrificës dhe vetëmohimit.
Ai ka bërë homazhe së bashku me ministrin e punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Nga aty, Kurti tha se asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar.
“Është obligim i yni, që t’i marrim këta si shembull të gjithë ne që jemi zyrtarë shtetërorë, për nga sakrifica edhe vetëmohimi. Sot gjendja këtu në veriun e Kosovës është krejtësisht ndryshe, pikërisht duke i’u falënderuar Enver Zymerit, Afrim Bunjakut dhe të gjithë kolegëve të tyre, të cilët vendosën sundim të ligjit, paqe, siguri për të gjithë pa dallim. Sot janë bërë 15 vjet prej rënies heroike të Enver Zymerit. Por, njëkohësisht këtu do të shënojmë edhe 20 mujorin e hedhjes në erë të kanalit Ibër-Lepenc, i cili furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Republikës sonë, e po ashtu edhe termoelektranat në Obiliq, të cilat na furnizojnë me energji elektrike. Për këtë rastin e dytë, siç e dimë, tre veta janë në burg dhe ka një proces të drejtësisë kundër tyre. Ndërkaq për urdhërdhënësit dhe dorën kriminale që e vrau heroin e Kosovës Enver Zymerin, natyrisht që herët a vonë drejtësia do të veprojë, sepse asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar. Prandaj edhe prokuroria, e gjyqësia jonë, e kanë mbështetjen tonë”, tha Albin Kurti.
Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te Lapidari në Prishtinë i policëve të rënë në detyrë, si dhe ka vizituar familjet e policëve të rënë në krye të detyrës, heronjëve Enver Zymeri e Afrim Bunjaku.

Kurti pas homazheve te memoriali i policëve të rënë në detyrë: Kosova është më e sigurt se kurrë
Krerët e shtetit bëjnë homazhe pranë Lapidarit të Policëve të rënë
26 Korriku, dita kushtuar policëve që sakrifikuan jetën për Kosovën
Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale
Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Përçarja e Listës Serbe në Gracanicë: A janë të rezervuara vendet e punës në kujdesin shëndetësor për të afërmit e politikanëve nga Lista Serbe?
Kurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar