Prishtinë, 23 korrik 2026 18:44
Malisheva ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur me rezultat 2:0 gjigantin skocez Hibernian në ndeshjen kualifikuese për Ligën e Konferencës. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Heroi i ndeshjes ishte Kreshnik Uka. Golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës në edicionin e kaluar, me 19 gola, zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të, pasi u shërbye në mënyrë ideale nga Arlind Veliu dhe realizoi nga afërsia.
Uka ishte protagonist edhe në golin e dytë. Në minutën e 90-të ai asistoi për Valmir Nafiun, i cili vulosi fitoren 2:0 dhe i dha Malishevës një epërsi të rëndësishme para ndeshjes së kthimit, që zhvillohet pas një jave në Skoci.
Për Malishevën kjo është paraqitja e tretë radhazi në kualifikimet e garave evropiane, ndërsa skuadra po vazhdon të shkruajë histori. Në raundin e parë kualifikues, ekipi kosovar eliminoi Vllazninë e Shkodrës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Skoci. Skuadra që siguron kualifikimin nga kjo përballje do të luajë në raundin e tretë kualifikues ndaj fituesit të çiftit Bravo (Slloveni) – Shkëndija e Tetovës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit