Prishtinë, 23 korrik 2026 11:17
Klubi i Futbollit Dukagjini rikthehet në garat evropiane, ku të sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës zvicerane, Lugano.
Takimi do të luhet në Lugano, me fillim nga ora 20:30, ndërsa skuadra nga Klina synon të bëjë një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.
Nga klubi kanë theksuar se ekipi udhëton drejt Zvicrës me përkushtim, besim dhe krenari, me synimin për ta përfaqësuar denjësisht klubin dhe futbollin kosovar në garat evropiane.
Dukagjini do të kërkojë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për ta mbajtur të hapur çështjen e kualifikimit para sfidës së kthimit.
Ndërkohë, edhe Malisheva vazhdon garat evropiane teksa do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 16:30, ku malishevasit synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së tretë kualifikuese.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric vjen në këtë përballje me moral të lartë, pasi në raundin e parë eliminoi Vllazninë e Shkodrës, duke siguruar kualifikimin e parë evropian në historinë e klubit.
Hibernian, një nga klubet tradicionale të futbollit skocez, e nis sezonin evropian pikërisht me sfidën ndaj Malishevës, ndërsa fituesi i kësaj dysheje do të avancojë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit