Prishtinë, 23 korrik 2026 15:48
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së enjtes në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:43.
“Sot, rreth orës 13:43, Policia është informuar se në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një person ka mbetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është qëlluar aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes është fgjet edhe një armë zjarri. “, ka deklaruar Rugova.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore dhe prokurori i rastit, të cilët po kryejnë ekzaminimet dhe veprimet e nevojshme hetimore.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit