Prishtinë, 23 korrik 2026 12:56
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është ndaluar një person nën dyshimin për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, lidhur me aksidentin fatal të ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas prokurorisë, i dyshuari, në gjendje të dehur, ka drejtuar veturën në shiritin e kundërt të rrugës, duke u përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një grua humbi jetën, ndërsa shoferi dhe tre pasagjerë pësuan lëndime serioze dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor, do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit