Prishtinë 19 korrik 2026 16:17
Pas disa orësh bllokimi dhe pritjesh të gjata, është normalizuar qarkullimi në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë.
Mërgimtarët tashmë po lëvizin lirshëm drejt Kosovës, pasi autoritetet e të dyja vendeve kanë hapur kufirin dhe kanë lejuar vazhdimin e qarkullimit të automjeteve dhe autobusëve.
Kolonat e gjata të krijuara gjatë ditës kanë nisur të shpërbëhen, ndërsa pritet që fluksi i madh i mërgimtarëve të vazhdojë edhe në orët në vijim.
19.07.2026 – 15:27
Mërgimtarët të bllokuar me orë të tëra në kufirin Kroaci–Serbi, përballen me mungesë uji dhe ushqimi
Të lodhur dhe të rraskapitur nga pritjet e gjata, mërgimtarët vazhdojnë të mbeten të bllokuar për orë të tëra në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.
Sipas raportimeve, udhëtarët po përballen me kushte të vështira, ku mungesa e ujit dhe ushqimit po e rëndon edhe më shumë situatën, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuarit.
19.07.2026 – 11:33
Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje
Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Ermina Përlaskaj, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë tha se arsyeja për pritjet kaq të gjata në pikën kufitare Bajakovë-Batrovc është fluksi i madh i udhëtarëve gjatë sezonit turistik si dhe shtoi se kjo pikë përfaqëson për shumë udhëtarë pikën e parë të zonës Shengen.
“Arsyeja kryesore e kolonave të gjata në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë është kulmi i sezonit turistik veror dhe ndërrimi i turistëve gjatë fundjavës. Pika kufitare Bajakovë-Batrovc mbetet më e ngarkuara, pasi përmes saj kalon numri më i madh i udhëtarëve nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Turqia drejt Kroacisë dhe vendeve të Evropës Perëndimore. Duhet pasur parasysh se Kroacia është pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se për shumë udhëtarë kjo pikë kufitare përfaqëson hyrjen e parë në hapësirën Shengen. Për këtë arsye, autoritetet kufitare kroate kryejnë kontrolle të detajuara të dokumenteve dhe kushteve të hyrjes, gjë që zgjat kohën e përpunimit të çdo automjeti dhe krijon kolona të gjata, veçanërisht gjatë fundjavave dhe muajve të verës, kur fluksi i udhëtarëve është shumë i madh”, tha ajo.
19.07.2026 – 10:47
Bllokimi i mërgimtarëve: Veturat nisin të kalojnë përgjatë kufirit Kroaci-Serbi, autobusët jo
Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.
Një qytetare që ndodhet në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se situata ka ndryshuar pjesërisht.
Sipas saj, autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë