Prishtinë, 17 korrik 2026 21:16
Tre persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), nën dyshimet për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, në një rast që dyshohet se i ka shkaktuar një qytetari dëm prej 1.55 milionë eurosh.
Sipas Prokurorisë, të dyshuarit me inicialet M.T., L.Sh. dhe M.R. dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara të Republikës së Serbisë, përfshirë pasaportë, letërnjoftim dhe certifikata të gjendjes civile, për të krijuar identitet të rremë dhe për t’u paraqitur si pronarë të ligjshëm të një prone të paluajtshme në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se, duke përdorur këto dokumente dhe identitetin e rremë, ata kanë arritur të shesin një parcelë prej dy hektarësh, duke i shkaktuar të dëmtuarit një humbje financiare në vlerë prej 1.550.000 euro.
Tre të dyshuarit po hetohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentit” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i propozojë gjykatës caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë