Mitrovicë Jugore, 26 Korrik 2025
Mitrovica, qyteti i minatorëve, kumboi nga perfomancat e fuqishme në mbrëmjen e tretë me rradhë që i kushtohej Nexhmije Pagarushës, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.
Publiku mitrovicas përjetoi fuqinë dhe magjinë e këngës shqipe përmes artistëve si Gala El Hadidi, Edona Reshitaj, Adhurim Grezda, A R B Ë R E S H Ë, të shoqëruar nga Gent Rushi Group.
Kjo mbrëmje solli tek qyteti i minatorëve, emocione e zgjoi nostalgji duke jetësuar më së miri moton e këtij edicioni të festivalit “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”.
Mezzosopranoja egjiptiane Gala El Hadidi emocionoi publikun mitrovicas me interpretimin e saj të parë në gjuhën shqipe, duke sjellë me finesë disa prej këngëve më të njohura të Nexhmije Pagarushës. Mbrëmja u pasurua më tej nga zëri i veçantë i Edona Reshitajt, e shoqëruar nga Gent Rushi Group, që sollën një interpretim të ndjerë të melodive shqiptare. Adhurim Grezda riktheu nostalgjinë përmes këngëve të pavdekshme të bilbilit të Kosovës, duke i dhënë publikut një përjetim të thellë emocional. Ndërsa këngëtarja A R B Ë R E S H Ë, solli një frymë bashkëkohore, duke ndërthurur me mjeshtëri traditën dhe modernen në një paraqitje të fuqishme skenike.
Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vazhdojë me mbrëmjet kushtuar muzikës klasike e operistike me këto aktivitete:
27 korrik, ora 13:30 |Educating the audience of the future (HyperActive, Prishtina Mall)
28 korrik 20:30|Opera Night (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
29 korrik 19:30 | New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)
30 korrik | 20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë), për të përfunduar me mbrëmjen më kulmore të këtij festivali, në sheshin Skenderbeu, me 2 gusht nga ora 20:30, ku do të ngjiten në skenë yje ndërkombëtarë të operës si sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi Italian Dario Russo dhe i yni, tenori Rame Lahaj, përcjellur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar nën udhëheqjen e maestro Roberto Rizzi Brignoli.



Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti