Prishtinë 30 Qershor 2026 8:18
Sot shënohet 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë që i kushtohet promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.
Kjo ditë ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, të forcuara pas miratimit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1959 dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës në vitin 1989 nga OKB.
Megjithatë, të dhënat globale tregojnë se sfidat mbeten të mëdha. Dhjetëra miliona fëmijë vazhdojnë të mos kenë qasje në arsim, ndërsa miliona të tjerë përballen me varfëri ushqimore dhe kushte të vështira jetese. Po ashtu, qindra miliona vajza në mbarë botën janë përballur me martesë të hershme, një fenomen që cenon drejtpërdrejt të drejtat e tyre dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Këto statistika dëshmojnë se, pavarësisht progresit, nevojitet angazhim i vazhdueshëm për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për çdo fëmijë.
Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës dhe ETEA organizojnë aktivitetin publik: “Përtej festës: Flasim për sigurinë e fëmijëve në shkolla”.
Në këtë ngjarje do të prezantohen të dhëna preliminare nga hulumtimi i gjerë i organizatës ETEA “Perceptimet dhe përvojat e nxënësve për cilësinë dhe funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë”, i realizuar me 1543 respondentë.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë