Prishtinë, 22 korrik 2025
Ballkani përmbys Florianën dhe siguron fitore bindëse 4-2.
Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Florianën e Maltës me rezultat 4:2. Nënkampioni i Kosovës ishte dy herë në disavantazh në pjesën e parë, por përmbysi ndeshjen në “Fadil Vokrri”.
Mysafirët kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me penalltinë e shënuar nga Grech, por Bleart Tolaj barazoi në minutën e 13-të. Jah riktheu avantazhin për maltezët në minutën e 25-të, ndërsa dy minuta më vonë Sunday Adetunji barazoi sërish. Para përfundimit të pjesës së parë, Tolaj realizoi golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3:2.
Në pjesën e dytë, Adetunji vulosi fitoren me golin e tij të dytë në minutën e 76-të. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maltë, ku Ballkani ka gjasa të mira për të siguruar fazën e tretë të Ligës së Konferencës, garë në të cilën ka luajtur dy sezone rresht në fazën e grupeve (2022-23 dhe 2023-24).

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000