Copenhagen, 22 korrik 2025
Drita dorëzohet në pjesën e dytë ndaj Copenhagenit.
Drita rezistoi vetëm në pjesën e parë, por u mposht 2:0 nga kampioni danez, Copenhagen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Takimi u zhvillua të martën mbrëma në stadiumin “Parken” të Kopenhagës. Pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në minutën e 67-të, mbrojtësi Raddy Ovouka shkaktoi penallti, pas një ndërhyrjeje që arbitri e vlerësoi të parregullt. Magnus Mattsson shënoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të. Vetëm shtatë minuta më vonë, pas një rishikimi me VAR, u dha penalltia e dytë për vendasit. Sërish Mattsson ishte i saktë, duke shënuar në minutën e 76-të.
Në pjesën e dytë, Copenhageni dominoi lojën dhe krijoi disa raste, por goli erdhi vetëm nga penalltitë.
Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Drita mbetet skuadra e parë kosovare që ka arritur në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Në rast eliminimi, do të vazhdojë garat në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000