Prishtinë, 23 prill 2026 20:13
Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë, Millan Radoiçiq, janë ndërtuar qindra metra katrorë. Por, punimet nuk janë raportuar, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Një shtëpi luksoze dykatëshe, me pishinë dhe oborr të rregulluar, ka “mbirë” në një truall prej 40 ari në një lagje elitare të Beogradit.
E rrethuar me mure të larta, shtëpia ndodhet pranë ambasadave dhe vilave që janë nën mbrojtjen shtetërore.
Megjithatë, në regjistrin e ndërtimeve në Serbi nuk gjenden të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Inspektoratet qytetare dhe republikane nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse i kanë kontrolluar këto punime.
Parcela në lagjen Dedinje, më herët, ka qenë e regjistruar si “pasuri e përbashkët bashkëshortore” e Millan dhe Ema Radoiçiqit. Megjithatë, pronare aktuale është vetëm ajo.
Në një parcelë në Beograd, e cila lidhet me organizatorin e sulmit të armatosur në Banjskë, Millan Radoiçiq, janë ndërtuar qindra metra katrorë. Por, punimet nuk janë raportuar, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Një shtëpi luksoze dykatëshe, me pishinë dhe oborr të rregulluar, ka “mbirë” në një truall prej 40 ari në një lagje elitare të Beogradit.
E rrethuar me mure të larta, shtëpia ndodhet pranë ambasadave dhe vilave që janë nën mbrojtjen shtetërore.
Megjithatë, në regjistrin e ndërtimeve në Serbi nuk gjenden të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj shtëpie.
Inspektoratet qytetare dhe republikane nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse i kanë kontrolluar këto punime.
Parcela në lagjen Dedinje, më herët, ka qenë e regjistruar si “pasuri e përbashkët bashkëshortore” e Millan dhe Ema Radoiçiqit. Megjithatë, pronare aktuale është vetëm ajo.
Në dëshminë para autoriteteve të Kosovës, të cilat e kërkojnë Millan Radoiçiqin për organizimin e sulmit të armatosur në fshatin Banjskë, Ema Radoiçiq ka deklaruar se është divorcuar prej tij.
Ata kanë dy fëmijë së bashku.
Kush janë fqinjët e parë të Ema Radoiçiqit?
Ema Radoiçiq nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë përmes email-it, lidhur me financimin dhe ndërtimin e vilës, si dhe marrëdhëniet e saj me Millan Radoiçiqin.
Siç mund të shihet në kadastër, fqinje e saj e parë në Dedinje është Lilana Bozhoviq, bashkëshortja e Zvonko Vesellinoviqit – ish-partner biznesi i Radoiçiqit, gjithashtu me origjinë nga veriu i Kosovës.
Bashkëshortja e Vesellinoviqit po ndërton një vilë prej rreth 3.000 metrash katrorë, ndërsa vlera fillestare e punimeve tejkalon 3.5 milionë euro.
Si Radoiçiq, ashtu edhe Vesellinoviq janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion.
Autoritetet e Kosovës i ngarkojnë ata me vepra të rënda penale, përfshirë vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Megjithatë, Serbia nuk u kushton vëmendje këtyre akuzave, e as sanksioneve ndërkombëtare.
Ngjashëm, ajo injoron edhe aktakuzën ndaj Radoiçiqit në Kosovë për sulmin në Banjskë.
Për çfarë akuzohet Radoiçiq?
Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar sulmin në fshatin Banjskë, më 24 shtator 2023.
Në atë sulm është vrarë një polic i Kosovës dhe tre të tjerë janë plagosur.
Më pas, në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë kundër Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë.
Ai akuzohet për terrorizëm dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës. Konkretisht, akuzohet se ka qenë në krye të një “grupi terrorist” që ka tentuar, me dhunë dhe armë të rënda, ta ankesonte veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, dhe ta bashkonte me Serbinë.
Në Serbi ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, edhe pse që në vitin 2023 – në ditët e para pas sulmit në Banjskë – ka nisur një hetim.
Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, e ngarkon Radoiçiqin me veprën e mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe me vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Çfarë përfshihet në 2.300 metra katrorë?
Radio Evropa e Lirë në Beograd ka analizuar Regjistrin Qendror të Procedurave të Bashkuara për dhënien e lejeve ndërtimore (CEOP).
Në këtë bazë gjenden të gjitha dokumentet publike që i lëshojnë organet shtetërore të Serbisë, gjatë ndërtimit, në mënyrë që objektet të jenë ligjore.
Sipas kësaj baze, punimet në parcelën e Ema Radoiçiqit zyrtarisht nuk kanë filluar ende.
Por, gjendja në terren është ndryshe.
Nga pamjet që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, shihet një vilë dykatëshe e ndërtuar, një pishinë dhe një oborr i rregulluar me gjelbërim.
Megjithatë, dokumentet tregojnë se Sekretariati për Urbanizëm i Qytetit të Beogradit, më 16 mars, i ka ofruar kushtet e lokacionit për ndërtim në parcelën në Dedinje.
Ky është vetëm hapi i parë në procedurë.
Këto kushte përcaktojnë se çfarë dhe si lejohet të ndërtohet.
Hapi i radhës është marrja e lejes ndërtimore.
Sipas të dhënave nga kushtet e miratuara të lokacionit, vila duhet të ketë rreth 2.300 metra katrorë – me pjesë nëntokësore, përdhesë dhe dy kate.
Pjesa mbi tokë e vilës, sipas këtyre të dhënave, është rreth 1.500 metra katrorë.
Në dokument nuk është e qartë se çfarë është planifikuar të ndërtohet në qindra metra katrorë të pjesës nëntokësore, përveç shtatë vendeve për parkim.
Po ashtu, në regjistrin qendror ende nuk ekziston leje ndërtimore e vlefshme për këtë objekt.
Edhe pse Radio Evropa e Lirë në terren ka gjetur një vilë dhe pishinë tashmë të ndërtuar, në bazë nuk ka as dokument për fillimin e punimeve.
Paraqitja e fillimit të punimeve është e domosdoshme, sepse pa të ndërtimi konsiderohet i paligjshëm.
Më pas duhet të dorëzohet njoftimi për përfundimin e themeleve, për të siguruar që objekti nuk i ka tejkaluar përmasat e lejuara.
As ky dokument nuk gjendet në bazë.
Pastaj duhet të raportohet edhe përfundimi i punimeve pranë institucioneve përkatëse, dhe më pas të bëhen kërkesat për lidhje me infrastrukturën komunale – rrjetin elektrik, ujësjellësin dhe kanalizimin.
Hapi i fundit është kërkesa për leje përdorimi, pa të cilën objekti nuk mund të regjistrohet në kadastër.
Pompa e ngrohjes dhe një shkresë e Ministrisë së Mbrojtjes
Në parcelën në pronësi të Ema Radoiçiqit ka ekzistuar një leje ndërtimi, e vlefshme për një vilë prej rreth 1.500 metrash katrorë – me pishinë dhe nëntë vende parkimi në hapësirë të hapur.
Kjo leje është lëshuar në shkurt të vitit 2024.
Vlera e parashikuar e ndërtimit të kësaj vile, sipas lejes ndërtimore, ishte rreth 2.7 milionë euro.
Megjithatë, pamjet satelitore, të analizuara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se punimet në këtë parcelë kanë filluar edhe para lëshimit të lejes ndërtimore.
Më pas, në korrik të vitit 2025, pronarja ka kërkuar ndryshimin e lejes, përkatësisht rritjen e përmasave të shtëpisë dhe instalimeve.
Kjo kërkesë është refuzuar, “sepse nuk ka qenë në përputhje me kushtet e dhëna të lokacionit”.
Prandaj, ajo ka kërkuar kushte të reja lokacioni. Dhe është refuzuar dy herë.
Herën e parë, në shtator të vitit 2025, për shkak të “mungesave në përmbajtjen e zgjidhjes ideore” të objektit banesor.

Vrasja e Liridonës- Naim Murseli e Granit Plava dënohen me burg të përjetshëm, Kokalla me 30 vite burg
Arrestohet dy shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro
Zbulohen armë dhe granata edhe në Zubin Potok, Sveçla: Operacionet nuk do të ndalen
Aksion i madh antidrogë në Pejë, zbulohet laborator për prodhimin e narkotikëve
Nga aktakuza për terrorizëm te vila milionëshe: Çfarë fshihet pas ndërtimeve të Milan Radoiçiqit në Beograd?
Vuçiq në mbrojtje të Mlladiqit, një sfidë e hapur ndaj drejtësisë dhe viktimave
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Gjykata shpall nesër aktgjykimin për rastin “Banjska”