17 Korrik 2025
Izraeli ka kryer sulme të fuqishme ajrore në Damask, duke shkatërruar pjesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe goditur pranë pallatit presidencial. Ai ka premtuar shkatërrimin e forcave qeveritare që sulmojnë komunitetin druz në jug të Sirisë dhe ka kërkuar tërheqjen e tyre.
Sulmet përfaqësojnë një eskalim të rëndësishëm të konfliktit ndaj administratës islamiste të presidentit në detyrë, Ahmed al-Sharaa, pavarësisht afrimit të tij me SHBA-të dhe kontakteve të sigurisë me Izraelin, shkruan Reuters.
Izraeli i ka quajtur sundimtarët e rinj të Sirisë “xhihadistë të kamufluar” dhe ka deklaruar se nuk do të lejojë vendosjen e tyre në jug të Sirisë, duke premtuar mbrojtje për komunitetin druz në atë zonë me mbështetjen e pakicës druze në Izrael.
Banorët e rajonit të Sweidas thanë se janë mbyllur në shtëpi, ndërsa një anëtar i komunitetit druz në Izrael shprehu ndjenjën e pafuqisë përballë dhunës në Siri.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se luftimet do të ndalen së shpejti, duke shtuar se janë rënë dakord për hapa të veçantë që do të sjellin përfundimin e kësaj situate sonte.
“Ne kemi rënë dakord për hapa që do të sjellin fundin e kësaj situate shqetësuese sonte,” shkroi Rubio në rrjetet sociale.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të enjten për të diskutuar këtë konflikt, pas kërkesës së Sirisë për një mbledhje urgjente për “adresimin e pasojave të agresionit izraelit”.
Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, bëri thirrje që Këshilli të dënojë “krimet barbare kundër civilëve të pafajshëm në tokën siriane”.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit