Prishtinë, 30.03.2026 20:59
Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, e ka vlerësuar maksimalisht Kosovën për rrugëtimin e saj në kualifikimet e Botërorit 2026.
Kombëtarja turke ka arritur të hënën në Prishtinë, ku të martën e pret ndeshja me Kosovën, në kuadër të fazës “play off” për Kupën e Botës.
“Kosova ka ardhur deri këtu me meritë. Ka një strukturë të qartë taktike dhe ide loje. Do të jetë një ndeshje finale dhe e fortë”, ka thënë tekniku italian.
Montella bëri një përmbledhje të punës së tij në krye të Turqisë, duke theksuar rolin e madh të lojtarëve.
“Për mua, më e rëndësishmja janë futbollistët. Ata janë jo vetëm lojtarë të mëdhenj, por edhe njerëz të mëdhenj. Që nga dita e parë kanë dhënë gjithçka për ekipin. Është krijuar një grup luftarak, ku secili luan për emrin e vendit dhe jo për veten”, është shprehur ai.
Trajneri i Turqisë ka kujtuar edhe një nga fitoret më të rëndësishme të ekipit të tij, ndaj Kombëtarja e Kroacisë, duke theksuar se ajo ndeshje ishte pikë kthese për skuadrën.
Montella ka theksuar se mbështetja e Federatës Turke ka qenë vendimtare për sukseset e fundit.
“Jemi bërë një kombëtare e respektuar në botë. Kemi avancuar në Ligën e Kombeve dhe në renditjen e FIFA-s. Kjo është meritë e lojtarëve dhe e mbështetjes që kemi pasur”, ka deklaruar ai.
Duke folur për presionin e ndeshjes me Kosovën, ai është shprehur me tone optimizmi.
“Kjo është një finale dhe presioni është normal. Prej njëzet e katër vitesh nuk kemi qenë në Botëror, por lojtarët e sotëm nuk janë përgjegjës për këtë. Këtë herë duam të shkojmë dhe do të bëjmë maksimumin për vendin tonë”, ka thënë Montella.
Ai ka shtuar se fokusi i vetëm i Turqisë është ndeshja ndaj Kosovës.
“Nuk kemi menduar për kundërshtarë të tjerë në Kupën e Botës. Nuk kemi analizuar asnjë ekip tjetër. I gjithë fokusi ynë është vetëm te Kosova”, ka thnënë ai.
Montella ka four edhe për respektin që ka ndaj grupit të tij, duke dhënë një mesazh të fortë para ndeshjes.
“Çfarëdo rezultati të jetë, mendimi im për lojtarët nuk ndryshon. Nuk i ndërroj me asgjë. Ata janë si familja ime”, është shprehur ai.
Montella ka vlerësuar edhe cilësitë e Kosovës dhe ka paralajmëruar një përballje taktike.
“Kosova ka pika të forta dhe ne kemi punuar për t’i neutralizuar ato. Do të mundohemi të nxjerrim në pah edhe cilësitë tona. Do të jetë një ndeshje ndryshe”, ka thënë ai

Ndeshja hapëse e Botërorit, tre kartonë të kuq e dy gola
Sonte nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit
Kosova fiton dhe siguron Ligën B dhe “play-off”-in e Botërorit 2027
Kosova fiton medalje në garën ballkanike të çiklizmit
Vdiq futbollisti Fatjon Bunjaku
Dy medalje bronzi për Kosovën në Ballkanikun U14, shkëlqejnë talentet e reja të xhudos
27 vjet nga hyrja e NATO-s, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
Aktakuzë ndaj 5 personave për vrasjen e civilëve gjatë luftës
Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit investojnë mbi 2.6 milionë euro për banim social
Kurti: Zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim me opozitën