Prishtinë 28 Mars 2026 15:09
Kosova është bërë temë kryesore në mediat dhe kërkimet online në Sllovaki, pas fitores së rëndësishme në futboll të arritur në Bratisllavë.
Sipas të dhënave nga Google Trends, interesimi për Kosovën ka shënuar rritje të menjëhershme, duke arritur nivele të krahasueshme me vitin 2008, periudhë kur vendi shpalli pavarësinë. Ky zhvillim tregon ndikimin e madh që sporti, veçanërisht futbolli, ka në rritjen e vëmendjes ndërkombëtare ndaj një shteti, bënë të ditur Lirim Krasniqi, Bashkëdrejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Germin”.
Ky interesim shihet si një shembull i qartë i diplomacisë publike përmes sportit, ku një fitore në fushën e blertë jo vetëm që sjell sukses sportiv, por gjithashtu shërben si një gol i rëndësishëm për imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Rritja e interesimit publik hap mundësi të reja për promovimin e kulturës, turizmit dhe bizneseve të Kosovës, duke ndihmuar në forcimin e perceptimit pozitiv dhe krijimin e lidhjeve më të gjera me publikun e huaj.
Lexo po ashtu
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan kundër Turqisë, më 31 mars 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti