Prishtinë, 26 mars 2026 22:41
Vetëm fitorja ndaj Turqisë të martën e 31 marsit e ndan Kosovën nga kualifikimi historik në Botërorin 2026. “Dardanët” të enjten siguruan kualifikimin për në finalen e plejofit duke mposhtur bindshëm 4:3 Sllovakinë në Bratislavë, vend që nuk e njeh Kosovën shtet.
Sllovakët kaluan dy herë në epërsi në pjesën e parë. E përmbysja e madhe ndodhi në 45 minutat e dytë. Martin Valjent shënoi për epërsinë e parë të vendasve në minutën e 6-të. 15 minuta më pas barazoi gjithçka Veldin Hoxha. Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin zhgënjeu “Dardanët” me një gol nga gjuajtja e lirë.
Pjesa e dytë shfaqi fytyrë tjetër të Kosovës. Fisnik Asllani qysh në minutën e 47-të me një gol të bukur me kokë tregoi se ekipi i Franco Fodës nuk dorëzohet.
Florent Muslija në minutën e 60-të nga gjuajtja e lirë kaloi Kosovën për herë të parë në epërsi, ndërsa 12 minuta më pas me një goditje të fuqishme Kreshnik Hajrizi “nguliti” topin për 4:2.
Krejt në fund, Sllovakia ngushtoi rezultatin me David Strelecin.
Tani Kosova, më 31 mars e pret Turqinë në finalen e madhe në “Fadil Vokrri”. Fitorja e çon përfaqësuesen e Kosovës në Kampionatin Botëror 2026. Kurrë më herët, Kosova nuk ka qenë në këtë fazë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti