Bruksel, 16 Korrik 2025
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së nuk arritën të miratonin unanimisht paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të vetos së Sllovakisë.
“Jam e trishtuar që nuk arritëm marrëveshje sot”, tha shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, pas takimit në Bruksel, ku lufta në Ukrainë ishte tema kryesore. Paketa synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë, në përgjigje të refuzimit të presidentit Putin për armëpushim.
Sanksionet u pezulluan pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, tha muajin e kaluar se nuk ishte gati ta mbështeste, duke përmendur importet e gazit të Sllovakisë. “Ishim shumë afër sigurimit të mbështetjes së Sllovakisë. Tani topi është në fushën e tyre”, tha Kallas. Të 27 anëtarët duhet të jenë unanimë që sanksionet të zbatohen.
“Sanksionet janë të domosdoshme për t’i kufizuar Rusisë mjetet për luftë. BE do të rrisë kostot ndaj Moskës”, shtoi Kallas. Ministri gjerman për Evropën, Gunther Krichbaum, theksoi se masat duhet të miratohen sa më shpejt, për ta vendosur Rusinë nën presion dhe Ukrainën në pozicion më të fortë negociues.
Plani parashikon uljen e çmimit maksimal për naftën ruse në 45 dollarë për fuçi nga 60, por masa nuk mori mbështetje unanime as në G7 muajin e kaluar. “Edhe pa amerikanët, nëse pjesa tjetër e G7 pajtohet, ne do të ecim përpara”, tha Kallas, duke mirëpritur gjithashtu dërgimin e armëve mbrojtëse amerikane në Ukrainë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit