16 Korrik 2025
Drita e Gjilanit ka shënuar sukses historik të martën mbrëma, duke u bërë skuadra e parë kosovare që kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Që nga edicioni 2017/18, kur ekipet kosovare nisën të marrin pjesë në kualifikimet e Champions League, asnjëra prej tyre nuk kishte arritur deri në këtë fazë.
Kampionia në fuqi e Kosovës eliminoi kampionin e Luksemburgut, Differdange. Pas fitores 1:0 në “Fadil Vokrri” javën e kaluar, Drita e vulosi kualifikimin në Luksemburg me një tjetër fitore, këtë herë 3:2.
Arb Manaj, heroi i takimit të parë, shkëlqeu sërish duke shënuar dy gola të shpejtë. Ai realizoi për 1:0 në minutën e 4-t dhe e dyfishoi rezultatin në të 17-tën, pas një aksioni të gjatë e tollovie në zonë. Vendasit reaguan me golin e Theo Brusco në minutën e 28-të, dhe pjesa e parë u mbyll 2:1 për Dritën.
Fundin e ndeshjes e shoqëroi dramë e madhe. Në minutën e 89-të, Samir Hadji barazoi nga penalltia për 2:2, por vetëm katër minuta më vonë, në të 93-tën, Veton Tusha shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë, duke i dhënë Dritës fitoren historike dhe festën e madhe të kualifikimit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit