15 Korrik 2025
Kosova U20 në basketboll është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B, pas fitores dramatike ndaj Hungarisë 78:73.
Dardanët nisën furishëm me seri 19:2, duke mbyllur çerekun e parë 25:17 dhe pjesën e parë 41:38. Në çerekun e tretë u shkëputën deri në 54:38 dhe e mbyllën 60:47. Pesë minuta para fundit ishin në epërsi 73:56, por Hungaria ngushtoi në 73:71. Në momentet vendimtare, Kosova ruajti epërsinë dhe triumfoi.
Më i miri ishte Erolt Rrahmani me 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17 pikë, e Rron Dahsyla 15. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi, pas Suedisë dhe Shqipërisë. Nesër, Kosova sfidon Turqinë për vendin e parë në Grupin D.
Kampionati zhvillohet në Yerevan, Armeni.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit