Prishtinë, 22 mars 2026 17:42
Federata Atletike e Kosovës, në partneritet me Decathlon Kosova dhe Prishtina Mall, organizuan garën e vrapimit: Kosova në lëvizje, ku morën pjesë mbi 500 atletë.
Në këtë garë morën pjesë atletë nga kategoria e juniorëve, seniorëve si dhe veteranëve si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat.
Në shtegun 12 km, i pari mga meshkujt ishte atleti Tirron Mamusha, ndërsa tek femrat ishte atletja Qendresa Ramadani. Ndërsa në shtegun e gjatë 7km, më i miri mga meshkujt ishte Bledar Messi, kurse nga femrat e para doli Luljeta Shala.
Si fitues i garës, Mamusha tha për KosovaPress se e priste të ishte para të gjithëve për shkak të përgatitjeve që i bënë.
“E prisja ta fitoj këtë garë. Me ta kallxu drejtën, po e kam pritur duke marrë parasysh përgatitjen që e kam pasur dhe garat çdo javore që i bëj nëpër Evropë, ka qenë diçka e pritshme. Organizimi ka qenë shumë i mirë. Gjithashtu edhe Decathloni që ka ardhur në Kosovë është shumë ndihmë e madhe për neve sportistët, për arsye se me i gjet pajisjet është goxha lehtë. Tamam ka qenë një organizim ndërkombëtar. Synoj podiumin edhe në maratonën e Cyrihut “Unë kam gara çdo javë. Gara më e madhe ka me qenë maratona e Cyrih-ut. Atje synoj gjithmonë podiumin. Deri në fund të majit jam çdo javë në gara kombëtare.”, tha në fund Mamusha.
Ky ishte edicioni i parë i kësaj gare e cila pritet që të bëhet një garë tradicionale.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë