Prishtinë 21 Mars 2026 12:00
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Bosnjë e Hercegovinës, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027. “Dardanët” pësuan me 13 gola diferencë në përballjen e së enjtes në Tuzëll, ndërsa të dielën në Prishtinë synohet përmbysja e madhe e rezultatit – mision shumë i vështirë, por jo i pamundur. Ndryshe, ndeshjen Kosovë – Bosnjë e Hercegovinë mund ta ndiqni të dielën me fillim nga ora 17:00, drejtpërdrejt në RTK.
13 gola disavantazh, por optimizëm ndaj Bosnjë e Hercegovinës. Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer në Prishtinë pas disfatës nga Bosnjë e Hercegovina me 13 gola diferencë në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin 2027.
Fokusi i “Dardanëve” është te dueli i së dielës, ku synohet përmbysja e madhe – një mision shumë i vështirë, por jo i pamundur.
Kosova për 40 minuta në Tuzëll ishte e barabartë me boshnjakët, të cilët në 20 minutat e fundit u shkëputën për të siguruar një fitore të thellë në fund.
Pikërisht rënia e lojës dhe gabimet e shfaqura në këtë periudhë ishin në fokus të stërvitjes, me çka selektori Jesper Östlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, shpreson po ashtu që Leonard Gegaj dhe Olsi Mulaj të jenë gati për këtë ndeshje, pasi mungesa e tyre u ndie në takimin e parë.
Ndonëse rezultati nuk ishte ai që pritej, Kombëtarja është plotësisht e përkushtuar për fitore në ndeshjen e kthimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ndërsa shpresohet edhe në përkrahjen e shikuesve.
Ndeshja Kosovë – Bosnjë e Hercegovinë transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë