Prishtinë 19 Mars 2026 9:57
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mbërritur në Tuzëll të Bosnjë-Hercegovinës. Ekipi në arenën “Mejdan”, sonte nga ora 20:00 do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën, ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Përzgjedhësi Jesper Östlund është shprehur i kënaqur me gjendjen e ekipit dhe përkushtimin e treguar gjatë përgatitjeve, duke vlerësuar se skuadra është e gatshme për sfidën e radhës.
Edhe lojtarët janë shfaqur të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë përballje të rëndësishme, me synimin për të siguruar një rezultat pozitiv që do të rriste gjasat për kualifikim.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me fillim nga ora 17:00.
Dy takimet ndaj Bosnjë-Hercegovinës janë vendimtare për fazën e dytë kualifikuese. Skuadra që del më e suksesshme nga këto përballje do të avancojë në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese, ku e presin Ishujt Faroe.
Kosova e ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese, duke regjistruar dy fitore ndaj Britanisë së Madhe, dhe tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik.
Kombëtarja pret mbështetje të madhe nga tifozët, veçanërisht në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, në përpjekje për të arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë