Prishtinë 13 Mars 2026 11:18
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në Qendrën Kulturore Shqiptare “28-11” në Paris u organizua aktiviteti “Dita e Dyerve të Hapura”, gjatë të cilit u lançua edhe nisma për fillimin e mësimit të gjuhës shqipe pranë kësaj qendre kulturore, shkruan albinfo.ch.
Aktiviteti mblodhi prindër dhe fëmijë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin francez dhe në zonat përreth, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me këtë iniciativë që synon ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj të diasporës.
Atmosfera gjatë takimit ishte e ngrohtë dhe plot entuziazëm. Prindërit dhe organizatorët ndanë ide dhe diskutuan mbi rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare, duke theksuar se ruajtja e saj është një element i rëndësishëm për forcimin e identitetit kulturor të fëmijëve shqiptarë që rriten jashtë atdheut.
Sipas organizatorëve, duke filluar nga java e ardhshme në Qendrën Kulturore Shqiptare “28-11” do të nisë një program i dedikuar për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në Paris. Deri tani janë regjistruar rreth 30 fëmijë dhe të rinj, ndërsa interesi pritet të rritet edhe më tej.
Qendra ka bërë të ditur se dyert do të mbeten të hapura për çdo fëmijë dhe të ri shqiptar që dëshiron të mësojë gjuhën shqipe dhe të ruajë lidhjen me rrënjët dhe traditën përmes gjuhës dhe kulturës së origjinës.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri