Prishtinë, 10 mars 2026 11:28
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tashmë janë realizuar 12 procedura të fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF), duke u ofruar çifteve mundësinë që këtë trajtim ta kryejnë pa pagesë në institucionin publik.
Sipas zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Durim Elshani, së fundmi është nënshkruar kontrata për furnizimin me barnat e nevojshme për realizimin e këtyre procedurave, çka ka mundësuar vazhdimin e shërbimit në QKUK. Ai bëri të ditur se dy procedurat e para për çiftet ofrohen falas, ndërkohë që në sektorin privat një trajtim i tillë mund të kushtojë deri në 5000 euro.
Elshani theksoi se deri më tani në këtë institucion janë kryer 12 procedura IVF, ndërsa interesimi i qytetarëve për këtë shërbim mbetet shumë i madh.
Që nga funksionalizimi i shërbimit për fertilizim të asistuar mjekësor në fund të vitit të kaluar, në QKUK janë realizuar 255 konsultime me çifte që kërkojnë trajtim për infertilitet, ndërsa rreth 470 konsultime të tjera janë në pritje.
Ky shërbim konsiderohet një hap i rëndësishëm për sistemin shëndetësor në Kosovë, pasi u mundëson çifteve që përballen me vështirësi në konceptim të marrin trajtim profesional pa u detyruar të drejtohen në klinika private apo jashtë vendit.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri