Prishtinë, 6 mars 2026 19:11
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në bashkëpunim me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe ata të Autoritetit të Konkurrencës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se qëllimi i këtij aksioni ka qenë mbikëqyrja e zbatimit të vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se veprimet kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e transparencës në treg, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme në treg.
“Aksioni u zhvillua mbi bazën e vendimit të datës 04.03.2026 të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe u përqendrua tek mbi njëzet e pesë operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka vepruar në koordinim të ngushtë me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim që çdo veprim të jetë i koordinuar dhe efektiv”, thuhet në njoftim.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të tregut për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre, për të luftuar informalitetin dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare.
“Në çdo rast kur konstatohet shkelje e kërkesave ligjore, inspektorët do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi. Inspektorati dhe institucionet pjesëmarrëse planifikojnë të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të rregullt për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri