Prishtinë 4 Mars 2026 8:10
Ministria e Rinisë dhe Sportit ka publikuar listën përfundimtare të kategorizimit të sporteve në Republikën e Kosovës, ku janë përfshirë 37 federata sportive. Sipas njoftimit zyrtar, 6 federata janë renditur në kategorinë A, një në kategorinë B, katër në kategorinë C, ndërsa 26 federata janë grupuar në kategorinë D.
Në krye të listës në kategorinë A renditet Federata e Xhudos e Kosovës me 115.26 pikë, duke konfirmuar dominimin e saj përmes rezultateve të vazhdueshme ndërkombëtare. Pas saj vjen Federata e Karatesë e Kosovës me 97.5 pikë, e cila mban pozitën e dytë falë paraqitjeve të suksesshme në gara evropiane e botërore.
Pozita e tretë në kategorinë A i takon Federata e Volejbollit të Kosovës me 88 pikë, ndërsa menjëherë pas saj renditet Federata e Hendbollit e Kosovës me 87.8 pikë. Në vendin e pestë është Federata e Futbollit e Kosovës me 85.5 pikë, kurse listën e kategorisë A e mbyll Federata e Basketbollit e Kosovës me 85.3 pikë.
Në kategorinë B është renditur vetëm Federata e Boksit e Kosovës me 83.1 pikë. Ndërkaq, në kategorinë C bëjnë pjesë Federata e Atletikës e Kosovës, Federata e Pingpongut e Kosovës, Federata e Aeronautikës e Kosovës dhe Federata e Sportit Shkollor e Kosovës.
Lexo po ashtu
Sipas listës së publikuar nga ministria, pjesa më e madhe e federatave, gjithsej 26, janë të renditura në kategorinë D, duke reflektuar nivelin aktual të pikëzimit dhe kritereve të përcaktuara nga komisioni profesional për këtë proces të kategorizimit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit