Prishtinë, 2 mars 2026 20:10
Gjykata Themelore në Prishtinë, aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë serbëve që u arrestuan për Krime lufte kundër popullatës civile
Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur edhe se, refuzuar kërkesa e prokurorisë speciale, së ndaj të pandehurit N.T., pasi nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Departamenti Special ka vendosur lidhur me masën e sigurisë ndaj gjashtë të pandehurve për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile
Prishtinë, 03 Mars 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve G.T., R.K., S.T., N.T. dhe P.T., për shkak të veprës penale Krime lufte kundër popullatës civile nga nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, dhe nenet 31 dhe 153 te KPRK, në kundërshtim me nenin 3 dhe 4 Konventës se Gjenevës, nenet 4 dhe 5 të Protokollit 2 dhe Protokolleve Shtesë, duke vendosur sipas kërkesës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve G.T., R.K., S.T. dhe P.T , ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, ndërsa është refuzuar kërkesa e PSRK- së ndaj të pandehurit N.T., pasi nuk është vërtëtuar dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi të pandehurit posedojnë edhe pasaportë të Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ikin nga Kosova, po ashtu nëse të pandehurit gjenden në liri ekziston rrezik potencial se do të ndikojnë tek dëshmitarët dhe të dëmtuarit. Gjykata vlerësoj se nëse të pandehurit gienden në liri, përveç faktit se mund të arratisen dhe do të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes, masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Haxhiu: Lidhja e Prizrenit simbol i bashkimit dhe qëndresës kombëtare
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022, bllokuan rrugët kryesore
Në Gjilan lansohet dokumentari për personat e zhdukur gjatë luftës
Mbytjet në det, tragjedia që përsëritet çdo verë
27 vjet nga marrëveshja e Kumanovës, që solli lirinë dhe fundin e Serbisë në Kosovë
Kushtetuesja konfirmon vendimin e qeverisë për tokën në Graçanicë për ndërtimin e qendrës sociale
Suhareka do të bëhet me Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare të re, investim prej 4 milionë euro
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane
775 mijë euro investim për furnizim më të mirë me ujë në katër fshatra të Mitrovicës