Prishtinë 3 Mars 2026 15:11
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar sot rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave.
Kjo rregullore përcakton qartë procedurat dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale.
“Sot kam nënshkruajtur rregullorën për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave, si hap të rëndësishëm drejt forcimit të ligjshmërisë, transparencës dhe funksionimit të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
Kjo rregullore e sapo miratuar përcakton qartë procedurat dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale, duke garantuar standarde të unifikuara dhe respektim të plotë të kornizës ligjore në fuqi.
MAPL do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin efektiv të kësaj rregulloreje, në funksion të një qeverisjeje lokale më efikase dhe më të përgjegjshme” shkruan Krasniqi në njoftim.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri