Prishtinë 3 Mars 2026 13:11
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar për përurimin e mjediseve të rinovuara në shkollën “Kuvendi i Lezhës” në Viti, investim ky i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Shkollës mori pjesë edhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Hubert Perr, i cili theksoi ndikimin e investimit prej 1.35 milionë eurosh në përmirësimin e kushteve për rreth 700 nxënës që tashmë përfitojnë nga hapësira më të sigurta, më bashkëkohore dhe më përfshirëse për mësim.
Sipas njoftimit, në objekt janë realizuar edhe masa për efiçiencë të energjisë, duke ulur shpenzimet dhe duke mbështetur qëndrueshmërinë afatgjatë të shkollës.
Bashkimi Evropian thekson se mbetet partneri më i madh financiar i Kosovës, me mbi 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, duke riafirmuar përkushtimin për mbështetjen e arsimit cilësor dhe rrugën evropiane të vendit.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit