Skenderaj 2 mars 2026 09:54
Fotografia e realizuar vite më parë në fshatin Syriganë të komunës së Skenderajt ka marrë një kuptim të ri pas zhvillimeve të fundit. Disa nga personat që shfaqen në këtë imazh janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga autoritetet kompetente, nën dyshimin për përfshirje në krime njerëzore të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në fotografi shihen disa burra, disa prej të cilëve tashmë ndodhen në paraburgim, nën dyshimin e bazuar nga prokuroria e Kosovës për kryerje të krimeve njerëzore.
Kjo fotografi është shpërndarë nga faqja Syrigana në facebook.
Megjithatë, sipas burimeve zyrtare, disa nga individët që dyshohet se paraqiten në këtë fotografi janë ndaluar si pjesë e një operacioni policor, pas hetimeve disa mujore.
Ata dyshohen për përfshirje në krime kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se procedurat do të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve janë në vazhdim.

Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021