Në Kuvendin e Përgjithshëm të rrjetit evropian Trans Europe Halles, organizata kulturore 7Arte u përzgjodh me shumicë votash për ta organizuar edicionin e vitit 2027 të TEH Camp Meeting – një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor në Evropë.
Në vitin 2027, Mitrovica do të mirëpres rreth 200 organizata kulturore nga mbi 40 shtete, duke e shndërruar qytetin në një qendër të shkëmbimit artistik, rrjetëzimit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky zhvillim përfaqëson një moment historik për 7Arte dhe për gjithë skenën e pavarur kulturore të Kosovës, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave lokale, forcimin e ekonomisë kulturore dhe rigjallërimin e Mitrovicës në të dy anët e lumit Ibër.
Trans Europe Halles është një rrjet me rreth 200 qendra kulturore të pavarura, që mbështet transformimin e hapësirave të braktisura në qendra të gjalla për artin dhe komunitetin.
Përmes kampit të vitit 2027, 7Arte synon ta vendos Mitrovicën në hartën evropiane të qendrave kulturore, duke i shndërruar hapësirat kulturore e publike në një burim të ri për zhvillim të qëndrueshëm, kreativitet dhe bashkëjetesë.
Qëndroni me ne – ura të reja po ndërtohen!

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`
Albulena Haxhiu porosi familjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: Kosova është me ju
Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim