Obiliq, 30 janar 2026 14:45
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se është duke ndjekur me vëmendje të plotë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë këtij procesi janë evidentuar dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit.
Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të fillojë hetime paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme nga persona përgjegjës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me synimin për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit