Prishtinë, 30 janar 2026 07:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë sot.
Lajmi është konfimuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se deri më tani janë rinumëruar mbi 90% e vendvotimeve dhe pjesa e mbetur pritet të përfundojë deri të premten.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve. Deri më tani, mbi 90% vendvotimeve janë rinumëruar dhe për pjesën e mbetur të vendvotimeve, KQZ po planifikon që të rinumërohen deri ditën e premte”, tha Elezi.
Lidhur me kohën se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, ai tha se “kjo varet nga ora se kur do të përfundojë rinumërimi dhe se për këtë do të ketë njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Botërori 2026, sonte tri super duele
Masakra e Reçakut: Paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit