Teksas, 08 Korrik 2025
Bilanci tragjik i përmbytjeve të papritura që goditën Teksasin qendror të premten ka kaluar mbi 100 viktima, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, mes baltës dhe rrënojave përgjatë lumit Guadalupe, teksa zona përballet me reshje të tjera dhe stuhi të ngadalta.
Kamp veror për vajza “Camp Mystic”, me profil të krishterë, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe pjesëtarë të stafit janë mes viktimave, ndërsa 10 vajza dhe një edukatore vazhdojnë të jenë të zhdukura, raporton BBC.
Ndër të vdekurit është edhe bashkëpronari i kampit, Richard Eastland, 70 vjeç, i cili humbi jetën duke tentuar të shpëtojë fëmijët. “Ai vdiq si hero,” tha pastori lokal Del Way.
Shumica e viktimave – 56 të rritur dhe 28 fëmijë, humbën jetën në qarkun Kerr, ku përmbytjet u shkaktuan nga reshje të dendura para agimit, ditën e festës kombëtare të 4 Korrikut.
Zyra e sherifit lokal tha se 32 nga viktimat nuk janë identifikuar ende.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) kanë ndikuar në reagimin ndaj katastrofës. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se paralajmërimet ishin dhënë me kohë dhe përgjegjësia nuk bie mbi administratën: “Kjo ishte një vepër e Zotit. NWS bëri punën e vet.”
Parashikimet tregojnë për më shumë stuhi të ngadalta që mund të sjellin përmbytje të tjera në zonë, duke shtuar ankthin dhe rrezikun për komunitetet e goditura.

Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”
Van Bremt: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një “skenar i tmerrshëm” për regjimin e Vuçiçit
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi – ndalon pasagjerët me pasaporta malazeze në aeroportin e Beogradit
Bien çmimet e naftës pasi Izraeli e Libani pajtohen për armëpushim
Hezbollahu pranon planin amerikan për armëpushim me Izraelin
CNN: Irani po kërcënon një tjetër ngushticë jetike që mund t’i trazojë edhe më tej tregun e naftës
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Gjykata në Prishtinë cakton fillimin e gjykimit në mungesë për Masakrën e Reçakut: Të akuzuar 19 ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë serbë
Dosja e Prokurorisë: Zbulohen detajet se si operonte grupi i shpartalluar kriminal
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat