Prishtinë 14 Janar 2026 11:15
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka deklaruar se BE vazhdon të punojë për çështjet e dialogut “me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë”
Pas vizitës zyrtare që pati në Prishtinë, Sorensen ka thënë se palët duhet të ulen dhe të bisedojnë e se një takim do të thirret kur të jetë koha e duhur.
Tutje, Sorensen tha se pret me interes të lartë formimin e institutvcioneve në Kosovë, pas zgjedhjeve të fundit.
“Jam i lumtur që jam sërish në Kosovë, kjo është vizita ime e parë e këtij viti. Urime për zgjedhjet, pres me interes që Kuvendi të konstituohet dhe që Qeveria të formohet.
Ne vazhdojmë të punojmë për çështjet e dialogut, me shpresën që viti 2026 të sjellë atë që 2025 nuk arriti ta japë. Pikërisht për këtë arsye e nisa vitin me një vizitë këtu dhe më pas në Beograd gjatë kësaj jave.
Ajo që synojmë është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar vendet vitin e kaluar dhe ka theksuar se do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur.
Ajo do ta thërrasë takimin, palët do të marrin pjesë dhe më pas do të shohim se si do të ecet përpara”, ka deklaruar Sorensen.

“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë