Prishtinë, 13 janar 2026 11:06
Maqedonci takon Wikoff dhe Ulutashin, flasin për sigurinë dhe forcimin e kapaciteve të FSK-së
Prishtinë, 13 janar 2026
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin George M. Wikoff si dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Gjatë takimit, Maqedonci njoftoi se u diskutua situata e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me KFOR-in.
“Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, tha ai në një postim në Facebook.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë