Prishtinë, 9 janar 2026 20:08

Në përbërjen prej 120 ulësesh të Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vend deputetët e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Procesi i numërimit të votave ka qartësuar tashmë emrat e përfaqësuesve që do të hyjnë në Kuvend, ndonëse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur zyrtarisht dhe zgjedhjet nuk janë certifikuar.

Këtë herë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si partia e parë me më së shumti vota do të ketë 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Nga 120 deputetët që përbëjnë Kuvendin e Kosovës, 20 janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetet joshumicë që jetojnë në vend. Nga këto 20,  dhjetë janë të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb. Nëntë vende do t’i zë Lista Serbe, kurse të dhjetin Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Këta janë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025:

57 deputetët e Vetëvendosjes që kanë fituar mandatet, janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Alban Bajrami, Mefail Bajqinovci, Nezir Kraki, Armend Muja, Rufki Suma, Adriana Matoshi, Jeta Statovci, Ardian Gola, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Blerim Gashi, Albena Reshitaj, Fatos Geci, Agim Bahtiri, Taulant Kelmendi, Artane Rizvanolli Berisha, Fitore Pacolli Dalipi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Labinotë Demi Murtezi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Artan Abrashi, Arjeta Fejza, Hysen Durmishi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Liza Gashi, Valon Ramadani, Adnan Rrustemi, Jeton Raka, Fatmire Kollçaku, Arsim Ademi, Drita Pajaziti, Rozeta Hajdari, Salih Zyba, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Ilir Kërçeli, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli, Valon Hoti dhe Naim Bardiqi.

Ndërkaq, mandatarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numërimin e plotë të votave janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Ganimete Musliu, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arbnore Salihu.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Adelina Thaqi Meta, Fadil Hadërgjonaj dhe Ermal Sadiku.

AAK do të përfaqësohet me këta përfaqësues: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj dhe Albana Bytyçi.

Lista Serbe do të përfaqësohet me këta përfaqësues: Slavko Simiq, Igor Simiq, Liljana Stefanoviq, Milan Kostiq, Nemanja Bishevaq, Zlatan Elek, Miljana Nikoliq, Srdjan Popoviq dhe Verica Çeraniç.

Ulësen e dhjetë të deputetit nga komuniteti serb e ka marrë Nenad Rashiq.

Dy nga 10 ulëset për komunitetet joshumicë janë siguruar nga Partia Turke Demokratike e Kosovës me përfaqësuesit Fikrim Damka dhe Fatma Taçi

Partitë e tjera të komuniteteve joshumicë kanë fituar nga një ulëse: Rasim Demiri nga VAKAT, Duda Balje nga Unioni Social Demokrat, Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, Artan Asllani nga Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe, në fund, Adem Hoxha nga Partia e Bashkuar Gorane.

 

By US6