Prishtinë 09 Janar 2026 08:36
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë dëshmi e një demokracie funksionale dhe të qëndrueshme, shkruan javoreja britanike Economist, duke vlerësuar se fitorja e Albin Kurtit do t’i përmirësojë marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, por jo edhe me Serbinë.
Sipas vlerësimit të Economist, fitorja bindëse e kryeministrit aktual, Albin Kurti, në zgjedhjet e dhjetorit i jep atij një mandat të fuqishëm politik, veçanërisht për të ratifikuar marrëveshjen e asociimit me Bashkimin Evropian dhe për të zhbllokuar rreth 880 milionë euro ndihmë të BE-së që ishte pezulluar.
Në tekst thuhet se fitorja e Kurtit i përmirëson marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por jo edhe me Serbinë.
Javorja thekson gjithashtu se Kosova, “e cila fitoi pavarësinë pas ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999”, sot paraqitet si një shtet relativisht i qëndrueshëm dhe demokratik, megjithëse ende përballet me sfida ekonomike.
“Kushdo që dyshon se ndërhyrjet ushtarake perëndimore kanë qenë ndonjëherë vërtet të orientuara drejt ndërtimit të demokracisë, duhet të shikojë Kosovën. Vendi ia detyron pavarësinë e tij ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja në vitin 1999, e cila ndali ‘një fushatë brutale të spastrimit etnik’ nga ana e Serbisë”, shkruan Economist

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë