Prishtinë 08 janar 2026 12:11
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me UEFA-n, ka mbajtur sot punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi, duke bashkuar në një forum të përbashkët mjekët e Superligës, Ligës së Parë, futbollit të vajzave dhe ekipeve kombëtare.
Ky aktivitet përbën një hap të domosdoshëm drejt forcimit të sistemit mjekësor brenda futbollit kosovar dhe vjen si vazhdimësi e projektit të FFK-së për kujdes të shtuar ndaj shëndetit të futbollistëve, pasi më parë janë dhënë donacion për klubet defribilatorët dhe është si pjesë e unifikimit të protokolleve me ato të UEFA-s, duke i përafruar ato me standardet më të larta evropiane.
Punëtoria u drejtua nga ekipi mjekësor i Kombëtares A të Kosovës: Dr. Amir Vejseli, Mustafë Januzaj, Argjent Hoti dhe Skifter Imeri, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale, të fituara përmes programeve të avancuara të edukimit të UEFA-s.
Në fokus të ligjërimeve ishin temat kyçe që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e futbollistëve, përfshirë menaxhimin e atakut kardiak, trajtimin e lëndimeve cervikale, rëndësinë e fizioterapisë në fushën e futbollit, si dhe menaxhimin e lëndimeve të toraksit dhe ekstremiteteve. Pjesa teorike u plotësua me ushtrime praktike, duke ofruar qasje konkrete për veprim në situata reale gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Presidenti Agim Ademi gjatë fjalimit të tij në hapje të kësaj punëtorie tha se mbrojtja e shëndetit të futbollistëve është themel i zhvillimit të qëndrueshëm të futbollit, ndaj siç tha ai, ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale të stafit mjekësor mbetet një nga prioritetet strategjike të FFK-së.
Përmes kësaj punëtorie, synohet standardizimi i protokolleve mjekësore, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet mjekëve të klubeve dhe ekipeve zinxhir të kombëtares, si dhe krijimi i një platforme të qëndrueshme për edukim të vazhdueshëm, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, mundësi historike për investime dhe zhvillim në Kosovë
Kosova fiton katër medalje në Botërorin e Muaythait
Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
BILD raporton se Erblin Osmani ende nuk e ka zgjedhur Kosovën
Lutfi Dalipi, 20-vjeçari ylli shqiptar në Zvicër: Katër gola e shtatë asistime – e kontaktojnë edhe kombëtarja e Portugalisë
“Shkruhet historia”, Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës