Prishtinë, 2 janar 2026 21:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave nga përfaqësitë diplomatike, ku qytetarët e Kosovës jashtë vendit kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas përditësimit të fundit të orës 20:05, që përfshin 45 për qind të votave të numëruara, mbështetja më e madhe shkon për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 85.11 për qind të votave. Partitë tjera shënojnë përqindje njëshifrore: Partia Demokratike e Kosovës 6.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës 5.70% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1.56%.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, nga të cilat 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 pako janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit.
Procesi i numërimit të votave nga diaspora vazhdon, dhe rezultatet e përditësuara priten të publikohen gradualisht në platformën e KQZ-së.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit