Greqia lufton me zjarret në Evia, Kreta nën kontroll
Zjarrfikësit po përballen me një zjarr të madh në ishullin grek Evia, i cili po shkrumbon zona pyjore dhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë banorët nga dy fshatra, sipas zyrtarëve dhe shërbimit zjarrfikës.
Më shumë se 160 zjarrfikës, 46 automjete dhe pesë avionë janë angazhuar në jug të Evias, në lindje të Athinës, për të shuar zjarrin që shpërtheu të premten në mbrëmje. Një zyrtar i zjarrfikësve tha për Reuters se operacioni është ende në vazhdim.
Evija është një nga disa rajone greke që ishin në gjendje alarmi për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, të nxitura nga erërat e fuqishme që priteshin të shtunën. Autoritetet urdhëruan evakuimin e fshatit Tsakeoi dhe vendbanimit sezonal bregdetar Limnionas në orët e para të mëngjesit.
Jugu i Evias është një zonë me pak banorë, e karakterizuar nga male, toka bujqësore dhe destinacione të njohura bregdetare.
Ky zjarr është i fundit në një seri zjarresh që janë përhapur gjatë kësaj jave në Greqi, të nxitura nga erërat e forta dhe thatësia, ndërkohë që një valë e hershme e të nxehtit ka përfshirë pjesë të mëdha të Evropës. Deri tani janë raportuar tetë viktima nga i nxehti në kontinent.
Ndërkohë, një tjetër zjarr në ishullin jugor të Kretës, i cili që nga e mërkura ka shkatërruar pyje dhe ullishte dhe ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të largohen përkohësisht, është vënë në masë të madhe nën kontroll, sipas zyrtarëve të zjarrfikësve.
Turizmi është burimi kryesor i të ardhurave për Greqinë, dhe zjarret po ndodhin në fillim të sezonit kulmor të pushimeve verore.
Greqia dhe vendet e tjera të Mesdheut ndodhen në një zonë që shkencëtarët e quajnë “pikë e nxehtë për zjarre”, ku zjarret janë të zakonshme gjatë verërave të nxehta dhe të thata. Megjithatë, këto zjarre po bëhen gjithnjë e më shkatërruese për shkak të ndryshimeve të shpejta klimatike, duke rritur thirrjet për një qasje të re në menaxhimin e emergjencave natyrore.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit