Prishtinë 29 Dhjetor 2025 13:23
Futbolli shqiptar dhe klubi i Partizanit sot janë në zi pas ndarjes nga jeta të Kristaq Eksarkos, një prej ikonave të futbollit shqiptar të viteve ’80.
Ish-futbollisti ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, duke u ndarë nga jeta në banesën e tij, në moshën 66-vjeçare.
Kristaq Eksarko ka lënë gjurmë të thella në historinë e Partizanit, ku kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Me fanellën e të kuqve ai ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë Republike, duke qenë një nga figurat kyçe të asaj periudhe të suksesshme për klubin.
Falë paraqitjeve të nivelit të lartë në kampionat, Eksarko arriti të grumbullohej edhe në Kombëtaren shqiptare, ku u dallua në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve ’80, përfshirë përballjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Gjermanisë Perëndimore.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për futbollin shqiptar. Kujtimi dhe kontributi i Kristaq Eksarkos do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së sportit në vend

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit