Prishtinë, 28 dhjetor 2025 19:28
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një informacion anonim lidhur me dyshimet se një person me inicialet M.S. ka ushtruar ndikim ndaj qytetarëve për mënyrën e votimit, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.
Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente për sqarimin e rrethanave të rastit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe ligjshmërisë, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe demokratik.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike apelon për vaksinimin e fëmijëve pas rasteve me fruth në Kosovë
Prokuroria kërkon që lënda ndaj Çedomir Aksiqit të bashkohet me atë ku akuzohet bashkë me 20 të tjerë për masakrën e Reçakut