Mitrovicë, 28 dhjetor 2025 08:47
Sot në mëngjes nga ora 8:00 në Mitrovicën e Veriut dhe komunat e tjera në veri të Kosovës, u vu re keqpërdorimi i institucioneve publike, nga Lista Serbe që organizoi votim kolekti, duke i shfrytëzuar punëtorët e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore serbe.
Punonjësve u është vënë një soj “detyrimi pune”, i cili në praktikë nënkupton shkuarjen kolektive për të votuar për Listën Serbe.
Sipas dëshmive të punonjësve, dita e punës organizohet në mënyrë që grupet e punonjësve të dërgohen te vendvotimet, me udhëzime të qarta se kur dhe ku duhet të votojnë. Pjesëmarrja regjistrohet, ndërsa mungesa nuk tolerohet.
“Kjo nuk është më presion, kjo është urdhër. Njerëzit trajtohen sikur të shkojnë në punë, jo në zgjedhje. Votimi është bërë si një turn në fabrikë,” thotë një qytetare nga pjesa veriore e qytetit për portalin “Veritasinfo”, dukshëm e shqetësuar.
Veçanërisht shqetësuese është fakti që gjithçka ndodh në institucione që duhet të jenë neutrale në aspektin politk. Në vend të kësaj, ato janë shndërruar në një rrjet logjistik të një opsioni politik.
“Nëse paga jote varet nga fakti nëse do të votosh apo jo, atëherë kjo nuk është më zgjedhje. Kjo është shantazh. Por çfarë mund të bësh kur nuk ke ku të ankohesh,” thotë një tjetër qytetar.
Ndërsa Lista Serbe publikisht flet për “bashkim” dhe “mbrojtjen e interesave serbe”, në terren po zbatohet një sistem frike, kontrolli dhe bindjeje. Vendimet për punë janë bërë mjet për disiplinë politike, dhe e drejta e votës bëhet detyrim nën kërcënimin e sanksioneve.
Kjo praktikë jo vetëm që shkel parimet bazë demokratike, por gjithashtu nënçmon qytetarët, duke i shndërruar nga zgjedhës të lirë në statistika dhe “vota të sigurta”. Mitrovica e Veriut sot nuk voton lirshëm; ajo drejtohet për të votuar.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht