Prishtinë, 28 dhjetor 2025 07:40
Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.
Një ditë para fillimit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit.
Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 910 qendra të votimit në 2557 vendvotime.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 999 mijë e 24 persona.
Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen “para orës 20:00”.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka hedhur votën në Qendrën e Votimit në Pejë.
Radoniqi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj qytetarët të dalin e të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nga ana e KQZ-ja të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër, sfidave, kemi arritur që procesi të fillojë me kohë. Të gjitha trajnimet, logjistike, janë përfunduar me kohë. Dje kemi pas procesin në diasporë që ka shkuar shumë mirë. Proces i qetë”, tha ai.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Rritet interesimi i të rinjve për FSK, 234 aplikime për 44 vende
SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë memorandumin për t’i dhënë fund luftës katërmujore
Një muaj paraburgim për 16-vjeçarin për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht