Prishtinë, 21 dhjetor 2025 09:34

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 28 dhjetor 2025 janë planifikuar pas dështimit për të formuar qeveri pas zgjedhjeve të shkurtit 2025. Fushata zyrtarisht filloi më 17 dhjetor dhe partitë po prezantojnë programet e tyre politike dhe premtimet për votuesit gjatë kësaj periudhe zgjedhore.

Në një përmbledhje nga dita e pestë të fushatës zgjedhore, Veritasinfo sjell premtimet kryesore të partive politike, të cilat po dominojnë në takimet me elektoratin e tyre.

Vetëvendosje (LVV) – Koalicioni “Mos lësho pe”

UDhëhequr nga kryeministri aktual Albin Kurti, Vetëvendosje ka qënë fokusuar në kontinuitetin e qeverisjes dhe sigurinë kombëtare, duke përdorur sloganin “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!” për t’i inkurajuar qytetarët të mbajnë besimin te përpjekjet e deritanishme.
Në komunikimet e paraelektorale, Kurti ka premtuar projekte që lidhen me inovacionin dhe teknologjinë, si krijimi i një monedhe digjitale të mbështetur nga shteti për pagesa dhe nxitje të ekonomiës digjitale.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) — “Bashkë përpara”

PDK ka vendosur fokusin kryesor të programit të saj tek përmirësimi i kushteve ekonomike për qytetarët. Gjatë fushatës, kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka premtuar:

Heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike për të ulur faturat e qytetarëve.

Rritje pagash deri në 50 %, si dhe rritje të pensioneve dhe përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) — “Zgjidh shpresën”

LDK ka promovuar një paketë premtimesh sociale dhe ekonomike që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe mbështetjen e kategorive të ndryshme:

Rritje pagash në sektorin publik, duke përfshirë mësuesit deri në 1,000 € në muaj dhe policë/zjarrfikës/ushtarë deri në 900 €.

Garantim i punësimit për çdo të diplomuar për së paku 6 muaj me pagesë të siguruar.

Rritje të pensioneve në 300 € brenda tre viteve, investime në infrastrukturë publike si spitale, mbështetje për familjet e reja dhe shtesa për fëmijë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) — “Krah teje”

AAK, me lider Ramush Haradinaj, po i kombinon premtimet ekonomike me ato të sigurisë dhe politikës së jashtme:

Premtim për pagë mesatare +1100 € dhe pensione deri në 500 €, fokus në siguri kombëtare, fuqizimin e prodhimit vendor (“Made in Kosovo”), dhe rritje të standardeve të jetesës, punë për marrëdhënie të forta strategjike me partnerë ndërkombëtarë.

Nisma Socialdemokrate (NISMA)

Partia Socialdemokrate e Fatmir Limajt është gjithashtu pjesë e garës, duke synuar elektoratin me një platformë që thekson rritjen e mirëqenies sociale dhe drejtësinë sociale, megjithëse premtimet konkrete

 

 

 

 

 

By US6